Një anije e Marinës Mbretërore ka ndaluar dhe djegur një varkë të kapur duke kontrabanduar 24 milionë paund kokainë në Karaibe.
“HMS Medway” e ndoqi varkën pasi ajo u pa pranë Republikës Domenikane, teksa mendohet se varka kishte ardhur nga Amerika e Jugut, duke udhëtuar përgjatë një rruge të njohur të kontrabandës së drogës, shkruan Skynews.
Pasi u ndalua, oficerët hipën në varkë dhe gjetën disa pako të mëdha me drogë që peshonin më shumë se 400 kilogramë.
Tre anëtarë të ekuipazhit nga anija u ndaluan, teksa varka më pas u shkatërrua – kjo si një mënyrë për të parandaluar përdorimin e saj për të transportuar më shumë drogë.
Komandanti Chris Hollingworth i HMS Medway tha se të gjithë të përfshirë demonstruan profesionalizmin e tyre gjatë një ndjekjeje sfiduese.
“Mund të jetë i pari, por ne do të sigurohemi që nuk do të jetë i fundit, dhe unë flas në emër të të gjithëve këtu duke thënë se kjo ka galvanizuar vendosmërinë tonë për të pasur sukses” tha ai.