​Pentagoni: Rusia mund të kërkojë armë shtesë nga Irani, për t'i përdorur në Ukrainë

Evropë

​Pentagoni: Rusia mund të kërkojë armë shtesë nga Irani, për t'i përdorur në Ukrainë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Ilustrim

Pentagoni beson se Rusia mund të kërkojë armë shtesë të avancuara nga Irani për sulme ndaj Ukrainës, u tha sot në një konferencë për shtyp në Uashington.

"Ne jemi të shqetësuar për mundësinë që Rusia mund të kërkojë armë shtesë të avancuara nga Irani, të tilla si raketa tokë-tokë, për t'i përdorur në Ukrainë", tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder.

CNN raportoi sot se Irani po përgatitet t'i dërgojë Rusisë 1000 armë shtesë, duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe më shumë dronë kamikaz.

“Irani ka dërguar dronë në Rusi dhe Pentagoni pret që Rusia ka të ngjarë të kërkojë më shumë dronë nga Irani”, tha Ryder.

Kërkesa e Rusisë për armë nga Irani është "indikative" sepse sugjeron që të dy vendet "bashkuan forcat për të sulmuar ukrainasit", tha një zëdhënës i Pentagonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat