“Do të të vras!”- Ish-burri kërcënon me jetë gruan, pas dhunës verbale i ngul kaçavidën në bel

Evropë

“Do të të vras!”- Ish-burri kërcënon me jetë gruan, pas dhunës verbale i ngul kaçavidën në bel

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar shqiptar ka sulmuar dhe plagosur me kaçavidë gruan e tij të divorcuar prej disa kohësh. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion të Kretës.

Mediat greke bëjnë me dije se 34-vjeçarja shqiptare, ka denoncuar pak ditë më parë në prokurori, ish-bashkëshortin e saj, se e ka sulmuar fillimisht verbalisht, me sharje dhe fyerje dhe më pas e ka kërcënuar me jetë jashtë shtëpisë.

Ajo deklaron se është qëlluar me kaçavidë në bel por që arriti t’i mbijetonte plagës së marrë.

Ish-bashkëshorti 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe po vijon puna për kapjen e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat