Rusia fut sërish në ankth Perëndimin: Gjatë vitit 2023 do fokusohemi te forcimi i arsenalit bërthamor

Evropë

Rusia fut sërish në ankth Perëndimin: Gjatë vitit 2023 do fokusohemi te forcimi i arsenalit bërthamor

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:39
Ilustrim

Rusia ka lëshuar një tjetër mesazh kërcënues për Perëndimin. Edhe pse ka bërë hapa pas sa i takon luftës bërthamore, Moska ka paralajmëruar se në vitin 2023 do fokusohet te forcimi i arsenalit atomik.

Kështu të paktën ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

“Ne do ti kushtojmë një vëmendje të veçantë forcave strategjike bërthamore në vitin 2023”, tha ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Sipas informacioneve, do të ndërtohen objekte  për të vendosur sisteme të reja raketore.

Me më shumë se 6.300 koka bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Nga partnerët e NATO-s, SHBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5.800 koka bërthamore. Thuhet se Franca ka gati 300 koka bërthamore, Britania e Madhe rreth 215.

Por shifra krejtësisht të sakta nuk ka, sepse shumë shtete mbajnë sekrete të dhënat e tyre.

Edhe nëse flitet për një “mburojë mbrojtëse bërthamore” nga SHBA, një sulm bërthamor në Evropë nuk mund të parandalohet ushtarakisht.

“Mburoja mbrojtëse” bazohet më shumë në supozimin se një kundërshtar nuk do të guxonte të sulmonte vendet e NATO-s me armë bërthamore, sepse ai do të duhej të llogariste me një kundërsulm.

Një përgjigje e tillë ushtarake mund të urdhërohet dhe ekzekutohet nga çdo fuqi bërthamore e NATO-s: SHBA, Britania dhe Franca.

Të tre shtetet kanë armë bërthamore strategjike që mund të shkrepen nga nëndetëset bërthamore, ndër të tjera, dhe kështu të mundësojnë një kundërsulm në çdo skenar të mundshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat