Skenarë të frikshëm po thuren/ Zbardhet kush është “truri” i grushtit të shtetit në Gjermani

Evropë

Skenarë të frikshëm po thuren/ Zbardhet kush është “truri” i grushtit të shtetit në Gjermani

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 09:55 Përditësuar në ora: 11:15 më 07.12.2022
Pamje nga Gjermania

Zbardhet kush është “truri” i grushtit të shtetit në Gjermani

Një megaoperacion është zhvilluar nga policia gjermane në orët e para të mëngjesit për vendosjen në pranga të 25 personave të dyshuar për organizimine një komploti për rrëzimin e qeverisë.

Rreth 3000 efketivë, përfshirë zyratë nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) dhe njësitë speciale si GSG 9, ushtruan kontrolle në 137 objekte në pronësi të 52 të dyshuarve të përfshirë në tentativën për grusht shteti.

Në orën lokale 06:00 , forcat speciale sulmuan një shtëpi në zonën e Wannsee në Berlin. Tre minuta më vonë, bastisën shtëpizën Waidmannsheil në Bad Lobenstein (Thuringia).

Në të njëjtën kohë, oficerët kontrolluan rreth 30 prona në Baden-Württemberg. Ndër të tjera, në një servis makinash dhe një zdrukthtari në Malet Ore (Saksonia).

Kërkime të mëtejshme edhe në Austri (Kitzbühel) dhe Itali (Perugia).

Sipas informacioneve të BILD, rrjeti ishte krijuar nga i vetëquajturi princi Heinrich XIII, i cili konsiderohet si truri i planit, si edhe një ish-deputete dhe gjyqtare në Berlin.

Mësohet se hetuesit kanë nisur hetimet pasi morën informacion mbi grupin në fund të muajit gusht të këtij viti.

Prokurori i Përgjithshëm Federal u shpreh: “Të akuzuarit i përkasin një organizate terroriste të themeluar në fund të nëntorit 2021, e cila i kishte vendosur vetes synimin të hiqte rendin ekzistues shtetëror në Gjermani dhe ta zëvendësojë atë me formën e saj të qeverisjes.”

Në mesin e të dyshuarve është edhe një ushtar i KSK, apartamenti dhe zyra e tij në Calë u kontrolluan nga policia. Pas grushtit të shtetit ata donin të formonin një qeveri të re, një “principatë” parimeve monarkike dhe të ndahej në ministri të ndryshme.

Arrestohen 25 anëtarë të grupit që dyshohej se po planifikonte grushtshtet në Gjermani

Pas bastisjes së dhjetëra lokacioneve në 11 shtete federale të Gjermanisë, policia gjermane ka arrestuar 25 persona, të cilët dyshoheshin për komplot për rrëzimin e Qeverisë.

Raportimet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarakëve, planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.

Në krye të grupit dyshohet se ishte një 71-vjeçar, të cilit i referoheshin si princi Heinrich XIII.

Pjesë e këtij grupi thuhet se janë anëtarë të lëvizjes ekstremiste “Reichsbuerger” apo “Qytetarët e Rajhut”, të cilët janë prej kohësh në vëzhgimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.

Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat