Sot merret vendimi, kush do të futet në zonën Shëngen, Kroacia e vetme apo Bullgaria e Rumania në pako?

Evropë

Sot merret vendimi, kush do të futet në zonën Shëngen, Kroacia e vetme apo Bullgaria e Rumania në pako?

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:45
Ilustrim

Këshilli i BE-së sot do të marr vendim të rëndësishëm për zonën Shëngen. Në tryezë janë propozimet për dy vendime, njëri për pranimin e Kroacisë dhe tjetri për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Vendimi kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve të BE-së që janë anëtare të Shengenit.

“Jam i sigurt se brenda do ta kemi Kroacinë”, tha ministri çek i Punëve të Brendshme Vit Rakušan, i cili kryeson mbledhjen e Këshillit për Punë të Brendshme.

Rakusan nuk është aq i sigurt për vendimin e dytë, për Rumaninë dhe Bullgarinë, por shpreson se mund të krijohet një konsensus edhe rreth tyre.

Pengesa më e madhe është Austria, e cila është kundër hyrjes së të dy vendeve. Nga ana tjetër, Holanda mbështet hyrjen e Rumanisë, por jo Bullgarinë.

Takimi ka filluar në orën 10:00, ndërsa vendimi për zgjerimin e Shengenit pritet rreth të merret orës 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat