Nadhim Zahawi shkarkohet nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore në Britani të Madhe, mes mosmarrëveshjeve për taksat

Evropë

Nadhim Zahawi shkarkohet nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore në Britani të Madhe, mes mosmarrëveshjeve për taksat

Më: 29 janar 2023 Në ora: 10:37
Nadhim Zahawi

Nadhim Zahawi është shkarkuar si kryetar i Partisë Konservatore në Britani të Madhe, mes presionit në rritje për çështjet e tij tatimore.

Kryeministri britanik Rishi Sunak, tha se një hetim mbi çështjet financiare të Zahaëi tregoi se kishte një “shkelje serioze të kodit ministror”.

Kryeministri Sunak urdhëroi hetimin pasi doli që Zahawi i kishte paguar një gjobë HMRC-së për tatimin e papaguar më parë.

Zahawi kishte thënë se HRMC pranoi se ishte një gabim “i pakujdesshëm dhe jo i qëllimshëm”.

Në anën tjetër, Britania e Madhe kohëve të fundit është bërë kryetemë, për shkak të prishjes së qeverive dhe shkarkimit të shumë zyrtarëve.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në këtë vend ka patur shumë shkarkime të zyrtarëve të lartë, që janë përcjellë më pas me kriza si pasojë e luftës në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat