Në prag të zgjedhjeve, Rishi Sunak “në luftë” me të vetët për ligjin për azilin

Evropë

Në prag të zgjedhjeve, Rishi Sunak “në luftë” me të vetët për ligjin për azilin

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:02
Rishi Sunak

Aq shumë i dëshpëruar është Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe partia e tij për të pasur rezultate të dukshme në luftën kundër emigrimit legal dhe kalimeve ilegale me gomone në La Mansh, saqë e ka shndërruar këtë në kalin e betejës se tij personale, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas medias, ai ndodhet në një kurs përplasje me specialistët e administratës së vetë, të cilët janë të vendosur të mos e lejojnë Kryeministrin që politika e tij të bjerë ndesh me Konventën e OKB-së për Refugjatët e vitit 1951, pasi Sunak kërkon ta injorojë këtë konvente ndërkombëtare për të ndaluar kalimet ilegale.

Ai kërkon që ata qe vijnë ilegalisht të mos u njihet e drejta tashmë ndërkombëtare e kërkimit të azilit. Para dy ditësh zyrtare të Ministrisë se Brendshme dhe Emigracionit, Home Office, njoftohet se kanë kërkuar urgjentisht këshillim ligjor lidhur me këtë çështje mjaft sensitive.

Brenda javës, Ministrja e Brendshme, Suela Braverman, pritet të njoftoj ligje të reja për azil-kërkimin dhe për arrestimin  dhe largimin e shpejtë të azilkërkuesve për tu hequr atyre  mundësinë që të shfrytëzojnë sistemin e azilit.  Por besohet se kundërshtimi do jetë i ashpër nga specialistet e vetë kësaj Ministrie.

Ndërkohë për momentin vetëm në Shqipëri mund të dërgojë azilantë qeveria britanike, edhe këtu në numra shumë të vegjël, pasi në vende të tjera si Afganistani, Siria, Eritrea etj, nga ku vinë shumica dërrmuese e emigrantëve ilegal në Britani, është e pamundur një gjë e tillë. Politika e Ruandës është sfiduar ligjërisht dhe gjasat janë se vitin e ardhshëm mund të ketë ndonjë zhvillim të ri. Kjo politikë e re e Sunak që bie ndesh akoma më shumë me Konventat Ndërkombëtare ka akoma më shumë gjasa të sfidohet ligjërisht si dhe të dështojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat