Ministri i jashtëm: Ukraina mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në çdo kohë

Evropë

Ministri i jashtëm: Ukraina mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në çdo kohë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 06:44
Dmytro Kuleba

Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin mund të merret në çdo kohë, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Sipas tij, kjo do të varet nga sjellja e ardhshme e Teheranit. Propozimi i duhur është dorëzuar tashmë në zyrën e presidentit ukrainas. “Çështja mbetet e hapur. Vendimi mund të merret në çdo kohë.”

Kuleba theksoi gjithashtu se Irani i ka kaluar “vijat e kuqe”: “Historikisht, ne nuk i kemi bërë asnjë të keqe Iranit. Por ky vend furnizon Rusinë me dronë”.

Ministri tha se sulmet ndaj Iranit duhet të jenë një sinjal për këtë vend: “Pavarësisht se sa i dobishëm i duket Iranit bashkëpunimi me Rusinë kundër Ukrainës, pasojat negative të këtij bashkëpunimi janë edhe më të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat