“Anglia në thelb do të ndahej në dysh për shkak të këputjes së zinxhirit”, ja çfarë parashikon sizmiologu

Evropë

“Anglia në thelb do të ndahej në dysh për shkak të këputjes së zinxhirit”, ja çfarë parashikon sizmiologu

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Birminghami, Manchesteri, Sheffieldi dhe Bristoli do të shkatërroheshin nëse ishujt britanikë do të goditeshin me tërmetet që goditën Turqinë. Kështu u shpreh Stephen Hicks, sizmolog në University College London (UCL).

“Për t’iu dhënë një ide të shkallës së plotë të tërmetit në Turqi, nëse do të mbivendosnim USGS ShakeMap në ishujt britanikë, shkarja do të pëlciste nga grykëderdhja e Severn në grykëderdhjen Humber. Pjesa më e madhe e Anglisë do të përjetonte tërmete të paktën 7 ballë”, shkroi ai në twitter.

Ai tha se ndërtesat në ishujt britanikë nuk do të ishin në gjendje të përballonin një lëkundje kaq të fortë dhe se “Anglia në thelb do të ndahej në dysh për shkak të këputjes së zinxhirit”.

“Sigurisht që ky është shpjegim akademik, sepse Britania e Madhe nuk ka shkarje kaq të mëdha për të shkaktuar tërmete kaq të mëdha”, tha Hicks, i cili shpërndau fondin humanitar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për ata që duan të dhurojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat