LIVE: Lituania i dërgon mesazh Putinit - Ushtari ukrainas ka një mesazh për rusët!

Evropë

LIVE: Lituania i dërgon mesazh Putinit - Ushtari ukrainas ka një mesazh për rusët!

Nga: Bota sot Më: 18 mars 2023 Në ora: 08:58 Përditësuar në ora: 22:05 më 18.03.2023
Lituania i dërgom mesazh Putinit

Tjetër kërcënim rus pranë territorit të NATO, ngrihen në fluturim avionët

Avionët luftarakë britanikë dhe gjermanë kanë pikasur për të dytën herë brenda një jave avionë rusë që fluturonin pranë hapësirë ajrore estoneze dhe i kanë shoqëruar ata deri sa u larguan.

Lajmi u dha nga forcat britanike ajrore, të cilat sipas CNN pikasën një avion rus Tu-134 që shoqërohej nga dy avionë luftarakë Sukhoi Su-27 Flanker dhe një mjet ajror transportues AN-12 Cub.

Forcat britanike gjithashtu shtuan se do të qëndrojnë përkrah vendeve aleate të NATO gjatë këtyre kohëve të tensionuara.

Javën e fundit janë shënuar disa incidente në ajër që kanë përshkallëzuar dhe më tej përballjet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Avionët rusë u pikasën edhe njëherë pranë kufirit estonez, ndërkohë që një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi pas manovrave të një mjeti fluturues rus.

Ushtari ukrainas ka një selam për rusët që po përpiqen ta marrin Bakhmutin

Ushtarët ukrainas po luftojnë dëshpërimisht për ta mbajtur Bakhmutin, qyteti ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Rusia me muaj të tërë ka punuar për ta uzurpuar këtë qytet.

Në anën tjetër, ushtarët e Ukrainës nuk po dorëzohen e më së miri e dëshmon një video që tregon një luftëtar që thotë se Bakhmuti është Ukrainë.

Në këto pamje ai shihet derisa zbret nga tanku i kamufluar dhe përsëriti gjithashtu frazën e famshme “Lavdi Ukrainës”.

Ukraina mund të nisë një ofensivë pas dy muajsh, sipas autoriteteve vendase. 

Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet në Donetsk

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në sulmet në qytete në Donetsk, sipas guvernatorit të rajonit.

Pavlo Kyrylenko tha se një bombardim në Kramatorsk ka lënë dy persona të vdekur dhe tetë të plagosur - tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, përcjell Bota sot.

Trupat ruse shënjestruan parkun Bernatsky Garden të qytetit me municione thërrmuese, tha Kyrylenko.

Një duzinë ndërtesash banimi dhe disa makina raportohet se u dëmtuan në sulm.

Ndërkohë, një bombardim rus i Kostyantynivka ka lënë gjashtë persona të plagosur.

Sipas z. Kyrylenko, pushtuesit rusë gjithashtu "gjuajtën disa breshëri me municione thërrmuese" në qytetin që shtrihet vetëm në juglindje të Kramatorsk.

Një shkollë u dëmtua në sulm, si dhe 10 shtëpi private, nëntë ndërtesa të larta, disa makina private dhe garazhe dhe një dyqan për fëmijë.

“Forcat okupuese të shtetit terrorist po luftojnë kundër popullatës civile... ato duhet të ndalen – nga forca e ushtrisë ukrainase, nga përpjekjet e gjithë botës së qytetëruar”, shkroi Kyrylenko në Telegram.

Lituania i dërgon mesazh Putinit lidhur me urdhërarrestin

Lituania po i dërgon një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi u lëshua një urdhër arresti për të dyshuar për krime lufte, përcjell Bota sot.

Ministria e saj e jashtme ka postuar në Twitter një foto të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku shkruhet "Putin, Haga po ju pret".

Sigurisht që i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale – e cila ka lëshuar urdhër-arrestin për zotin Putin – e cila ndodhet në Hagë në Holandë.

Në mars të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, pikturoi të njëjtin mesazh në një rrugë përballë ambasadës ruse të qytetit.

Trondit ish-zyrtari rus: Rusia të përfitojë nga kriza e tërmetit në Turqi dhe të aneksojë disa nga territoret e saj

Ish-politikani rus Semyon Bagdasarov, ka deklaruar se Rusia duhet të përfitojë nga kriza në Turqi e shkaktuar nga tërmeti i fundit dhe të aneksojë disa nga territoret e saj. 

“Rusët duhet të vendosin forca të caktuara në Turqi", tha Bagdasarov dhe t’i kthejë Rusisë Kostandinopojën (tani të njohur si Stamboll), duke shtuar se qyteti historikisht na përket neve.

"Le të përfitojmë nga kjo, ata kanë krizë.

Falë Zotit ata kanë një krizë. Kriza duhet të përfundojë me shembjen e Turqisë dhe aneksimin e këtyre territoreve për ne", tha ai.

Rusia nis sulme të reja ajrore me dronë në Ukrainë

Ukraina ka thënë se Rusia ka nisur sulme me dronë në disa rajone të shtetit përgjatë natës, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhërarrestim kundër presidentit rus, Vladimir Putin, për krime të supozuara të luftës.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia ka nisur 16 sulme me dronë në orët e para të 18 marsit, dhe se 11 dronë janë rrëzuar nga sistemet ajrore për mbrojtje “në qendër, perëndim dhe lindje”.

Në mesin e zonave të shënjestruara ka qenë kryeqyteti, Kievi dhe rajoni perëndimor Lviv.

Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të gjithë dronët që janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas, derisa Maksym Kozytskiy, guvernatori i rajonit të Lvivit, ka thënë se gjashtë dronë kanë shënjestruar atë zonë, dhe tre janë rrëzuar.

Shefi i stafit të Presidencës ukrainase, ka thënë se tre zyrtarë të lartë amerikanë për siguri kanë mbajtur një takim virtual me homologët ukrainas, për të diskutuar për ndihmën ushtarake për Kievin.

“Kemi diskutuar për ndihmë të nevojshme për shtetin tonë, në veçanti pajisje lëvizëse, armë dhe municion”, ka thënë Andriy Yermak në një postim në Telegram.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale “është i justifikuar” dhe se Putini “qartazi ka kryer krime lufte”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia i konsideron çështjet e ngritura nga Gjykata Ndërkombëtare Penale si “të papranueshme” dhe ka thënë se Rusia, sikurse shumë shtete tjera, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate.

Në Ukrainë, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, e ka quajtur vendimin si “historik, nga i cili do të nisë përgjegjësi historike”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tre skenarët nëse Rusia nuk e fiton luftën, kaosi do të shpërthejë në Moskë

Kur udhëheqësi rus nisi pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainës, shkurtin e kaluar, Kremlini shpresonte të merrte kryeqytetin, Kievin, brenda disa ditësh. Më shumë se një vit më vonë, duket se luftës nuk i duket fundi. Ukraina pritet të nisë një kundërofensivë të re kundër forcave ruse në muajt e ardhshëm.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi të hënën se shanset e Rusisë për fitore në Ukrainë po uleshin, duke shtuar se qëllimet e luftës së liderit rus tani mund të arrihen vetëm me mjete ushtarake, jo me bisedime paqeje. Putini mund të zëvendësohet. Ai nuk është një superhero. Ai nuk ka asnjë superfuqi. Ai është thjesht një diktator i zakonshëm. Nëse shikojmë historinë, shohim se diktatorë të tillë zëvendësohen lehtë.

 “Nëse Putini nuk është në gjendje të fitojë luftën sipas kushteve të tij, ai mund të detyrohet të japë dorëheqjen si lideri i Rusisë”, tha për Newsweek Boris Bondarev, një ish-diplomat rus, i cili punonte si ekspert i kontrollit të armëve në misionin diplomatik rus në Gjenevë në maj 2022 dhe është i vetmi diplomat rus që është dha dorëheqjen publikisht për shkak të luftës.

Tre skenarë për fundin e luftës

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

SHBA tregon se çfarë fshihet pas armëpushimit që kërkon Kina në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara denoncuan dje thirrjen e Kinës për një armëpushim në Ukrainë, duke thënë se kjo përbën një vërtetim të pushtimeve ruse në Ukrainë deri më tani dhe i jep Kremlinit një mundësi për të përgatitur një ofensivë të re, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

"Ne nuk i mbështesim thirrjet për një armëpushim në këtë kohë," tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby përpara udhëtimit të presidentit kinez Xi Jinping në Moskë javën e ardhshme. "Ne sigurisht nuk i mbështesim thirrjet për një armëpushim që Kina mund të bëjë në një takim në Moskë, i cili thjesht do të përfitonte Rusinë," shtoi ai.

Për Shtetet e Bashkuara, të cilat udhëheqin koalicionin perëndimor në dërgimin e armëve në Ukrainë në mbështetje të luftës së saj kundër agresionit rus, një armëpushim do të lejonte që presioni mbi forcat ruse të lehtësohej dhe t'i jepte Kremlinit një shans për të konsoliduar dominimin e tij në zona të mëdha të vendit.

"Një armëpushim tani është në thelb miratimi i pushtimeve ruse," tha Kirby. “Rusia do të ishte e lirë të përdorte armëpushimin për të konsoliduar më tej pozicionet e saj në Ukrainë, për të rindërtuar, rivendosur dhe rinovuar forcat e saj për të rifilluar sulmet në Ukrainë në kohën e duhur”. "Ne nuk mendojmë se ky do të ishte përparim drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme," theksoi Kirby.

Qeveria amerikane ka ftuar Xi Jinping të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si pjesë e vizitës së tij në Moskë. “Ne shpresojmë që presidenti Xi do të komunikojë drejtpërdrejt me Presidentin Zelensky pasi ne vazhdojmë të besojmë se është shumë e rëndësishme që ai të dëgjojë edhe palën ukrainase, jo vetëm zotin Putin”, tha Kirby.

Turqia ende shpreson në vazhdimin e marrëveshjes mes Kievit dhe Moskës për grurin

Turqia edhe shpreson se marrëveshja në mes të Kievit dhe Moskës për eksportet e grurit, do të mund të vazhdohet edhe për 120 ditë, ndonëse koha po ecën.

Kjo marrëveshje konsiderohet kyçe për parandalim të krizës ushqimore globale.

Marrëveshja aktuale skadon në mesnatën e së shtunës, sipas kohës lokale të Stambollit.

“Afati i fundit është duke u afruar”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar të premten.

“Ne jemi në kontakt me Ukrainën dhe Rusinë për vazhdim të marrëveshjes, sipas afateve origjinale”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt të vitit 2022, ka rezultuar me bllokimin e porteve ukrainase në Detin e Zi, nga anijet luftarake.

Mirëpo më vonë – në korrik të vitit 2022 – është arritur një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë, nën ndërmjetësim të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara, për të siguruar korridore të lira detare për transportim të grurit.

Ukraina është një prej prodhuesve më të mëdhenj të grurit në botë.

Akar ka përmendur se sipas pikave të marrëveshjes, ajo mund të vazhdohet për 120 ditë, përveç nëse palët vendosin ndryshe.

Marrëveshja fillestare është shtyrë në nëntor, deri më 18 mars.

Mirëpo Moska ka thënë ditë më parë se është e gatshme të vazhdojë marrëveshjen vetëm për 60 ditë.

Kievi nuk e ka pëlqyer këtë propozim, duke thënë se periudha është ndryshe prej asaj që e parasheh marrëveshja, ndonëse ukrainasit nuk e kanë flakur jashtë tavolinës atë mundësi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1962954/live-kurti-flet-nga-ohri-para-takimeve-me-borrellin-dhe-vuciqin/

Intervenimi i fuqishëm qeveritar në të dyja anët e Atlantikut, ka dështuar që të qetësojë së fundi sektorin bankar, mirëpo kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk beson se Evropa mund të përballet me krizë.

“Nuk shoh rrezik të tillë”, ka thënë kancelari gjerman për të përditshmen gjermane, Handelsblatt.

Pavarësisht miliarda dollarëve që janë ndarë nga rregullatorët zviceranë, banka e madhe Credit Suisse është përballur të premten sërish me presion në tregjet e aksioneve.

Mbikëqyrësit bankarë të Bankës Qendrore Evropiane kanë thënë se “sektori bankar i euros është i qëndrueshëm”.

Scholz ka thënë se nuk pret pasoja për gjermanët, pas falimentimit të Bankës amerikane Silicon Valley, me bazë në Kaliforni, e përcjellë më pas me probleme financiare në Credit Suisse.

“Depozitat janë të sigurta”, ka thënë ai për Handelsblatt.

“Ne jemi në një periudhë krejtësisht tjetër”, ka thënë ai, duke iu referuar krahasimeve për krizën financiare të vitit 2008.

Kriza financiare e vitit 2008 ka nisur fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas është përhapur në botë.

Ajo është njohur si kriza më e rëndë financiare prej Depresionit të Madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat