Vijojnë grevat në Francë/ Dhjetëra mijëra njerëz kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

Evropë

Vijojnë grevat në Francë/ Dhjetëra mijëra njerëz kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Protestuesit francezë mbushën sheshet dhe marshuan në të gjithë vendin, edhe këtë të martë kundër Presidentit Emmanuel Macron dhe projektligjit të tij për reformën e pensioneve.

Grevat mbarëkombëtare bene qe aeroportet, hekurudhat, autostradat, portet, rafinerit dhe shkollat te mos funksiononin. Edhe kulla Eifel u mbyll për turistët për shkak të demonstratave.

Më herët gjatë ditës, qeveria hodhi poshtë kërkesën e re të sindikatave për të pezulluar dhe ridiskutuar ligjin i cili do të çojë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Përfaqësues të qeverisë reaguan duke thënë se ishin të gatshëm të diskutonin me sindikatat për tema të tjera, por ishin të prerë e të vendosur për qëndrimin e tyre ndaj pensioneve.

Macron, i cili e ka premtuar këtë reformë në të dyja fushatat e tij presidenciale, thotë se ndryshimi është i nevojshëm për të mbajtur financat e vendit në ekuilibër.

Të enjten e javës së kaluar dhjetëra persona mbetën të lënduar e  shume të tjerë u arrestuan për shkak të përplasjeve të forta me policinë dhe shkatërrimit të fasadave të dyqaneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat