“Macron plehra”/ Akuzohet se ka fyer presidentin francez, e pëson keq 56-vjeçarja

Evropë

“Macron plehra”/ Akuzohet se ka fyer presidentin francez, e pëson keq 56-vjeçarja

Më: 1 prill 2023 Në ora: 08:58
Valerie ka postuar një foto në Facebook, ku ka shkruar ‘plehra’ referuar Macronit

Një 50-vjeçare franceze është arrestuar dhe pritet të përballet me një gjyq penal, pasi akuzohet se ka fyer publikisht presidentin Emmanuel Macron.

Mediat e huaja raportojnë se, Valerie ka postuar një foto në Facebook, ku ka shkruar ‘plehra’ referuar Macronit.

Vetë e akuzuara ka folur në lidhje me çështjen duke thënë se "I pyeta nëse ishte shaka. Është hera e parë që më arrestojnë. Unë jam një aktiviste për drejtësinë sociale. Ata duan të më bëjnë shembull. Unë nuk jam armiku numër një publik. Kjo është krejtësisht e padrejtë. Ne po kalojmë një periudhë kur frikësimi është i fortë dhe aktivistët kërcënohen”.

Me mijëra vetë dolën edhe mbrëmë në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve.

Demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë, si një mënyrë për të nxitur tensionet por këtë u përballën me një polici më të fortë e të egër, se ditët e tjera.

Gjithsesi, forcat zjarrfikëse, bashkë forcat e policisë, kanë qëndruar gjithë natën në gatishmëri, për të ndarë protestuesit por edhe për të shuar zjarret e ndezura prej tyre, teksa prej ditësh punonjësit e bashkisë së Parisit, vazhdojnë punën për të pastruar rrugët e muret e kryeqytetit, të pushtuara nga plehrat por edhe nënshkrimet kundër Macron kudo.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, nga përplasjet e forta mes protestuesve e policisë, 2 persona janë në koma.

Protesta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve, është thirrur për në 6 prill ndërsa javën e ardhshme kryeministrja franceze ka ftuar për bisedime përfaqësues të sindikatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat