Fatkeqësitë nuk ndalen, qyteti që ishte epiqendra e tërmetit shkatërrues goditet nga tornado

Evropë

Fatkeqësitë nuk ndalen, qyteti që ishte epiqendra e tërmetit shkatërrues goditet nga tornado

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:20
Pazarcik

Një person vdiq dhe 50 u plagosën në një tornado goditi qytetin e Pazarcik në Turqi.

Pazarciku, qyteti i cili ishte edhe epiqendra e tërmetit të parë shkatërrues me magnitudë 7.6 ballë të 6 shkurtit ka pësuar dëme kolosale.

Raportohet se çadrat ku jetonin njerëzit që mbetën pa shtëpi nga tërmetet shkatërruese janë shkatërruar.

Viktima ishte pikërisht një nga banorët që jetonin në çadër, teksa 50 persona të tjerë u plagosën nga mbeturinat që fluturuan nga ndërtesat e dëmtuara në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat