Pas Brexit, BE mund të marrë një tjetër goditje, ja vendi i radhës që mund të largohet nga blloku

Evropë

Pas Brexit, BE mund të marrë një tjetër goditje, ja vendi i radhës që mund të largohet nga blloku

Më: 29 prill 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Duket kontradiktore për një vend që ka marrë rreth 100 miliardë euro nga BE, që kur u anëtarësua në vitin 2004, por Hungaria ende nuk është ngopur. Disa tabela, në stacionet e tramvajit të Budapestit, tregojnë një pjesë pice me sloganin "Pse të kënaqemi me më pak?". Hungarezëve u kërkohet të mendojnë me kuleta, jo me mendje dhe të zgjedhin "Më shumë Evropë".

Kjo fushatë pasqyron disa zhvillime alarmante në një komb që është bërë testi më kritik i integritetit të BE-së. Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE në janar 2020 e shkatërroi imazhin e bllokut, por një rast i tillë në Hungari, do të ishte një goditje, duke qenë se vendi ishte shembull i zgjerimit të suksesshëm të BE-së pas Luftës së Ftohtë.

Së bashku me Poloninë, kryeministri Viktor Orban ka luftuar me Brukselin për kontrollin e qeverisë ndaj institucioneve demokratike, si gjyqësori dhe media. BE-ja ende mban të bllokuara më shumë se 28 miliardë euro financime për Hungarinë për shkak të shqetësimeve të saj, megjithëse rreth 13 miliardë mund të zhbllokohen në javët e ardhshme. 

Ideja e "Huxit" u hodh për herë të parë gjatë pandemisë kur Ministri i Financave Mihaly Varga tha se anëtarësimi në BE mund të "shihet në një perspektivë të re" pasi Hungaria të bëhet një kontribues neto në buxhetin e bllokut, gjë që ai tha se mund të ndodhë deri në vitin 2030. Që atëherë, Orban e ka sulmuar BE-në vazhdimisht. Megjithatë, i vendosur, ka hedhur poshtë idenë se ai synon të largojë Hungarinë nga BE.

Largimi nuk do të kishte kuptim, sipas tij, duke pasur parasysh se sa i ndërthurur është vendi me bllokun tregtar. Sakaq, Komisioneri Evropian Johannes Hahn tha se ishte i shqetësuar, por nuk mendon se anëtarësimi i Hungarisë në BE është në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat