Kryetari i Stambollit i përgjigjet Erdoganit: Kush je ti që e konteston patriotizmin tim o shpifës

Evropë

Kryetari i Stambollit i përgjigjet Erdoganit: Kush je ti që e konteston patriotizmin tim o shpifës

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:50
Ekrem Imamoglu

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka takuar qytetarët në komunën Gaziosmanpaşa të Stambollit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen të dielën në Turqi dhe me atë rast i ka dërguar mesazhe të ashpra presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Imamoglu i këshilloi qytetarët që të votojnë për kandidatin e opozitës së bashkuar, Kemal Kiliçdaroglu, i cili sipas tij duhet të bashkojë shoqërinë turke.

“Ne do të bashkohemi në dashuri, paqe dhe vëllazëri. Do të zhvillojmë qytetet tona. Do të punojmë shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë. E bëmë në Stamboll dhe tani do ta bëjmë në të gjithë Turqinë”, tha Imamoglu.

Ai po ashtu theksoi se zgjedhjet e këtij viti janë të rëndësishme nga këndvështrimi i drejtësisë, ligjit dhe ligjit.

Imamoglu kishte një mesazh edhe për presidentin aktual të Turqisë.

“Presidenti i vendit më quan terrorist, ashtu sikurse dhe kandidatin tonë për president. Sa e trishtuar, aq e dhimbshme. Askund në botë nuk ndodh që presidenti ta quan një qytetar të vendit të tij terrorist”, tha ai.

Përveç referimit të terminologjisë së përdorur nga Erdogan, Imamoglu kritikoi presidentin edhe për sjelljet politike.

“Kush je ti që ma mat ndërgjegjen time kombëtare dhe patriotizmin tim, kush je ti që ma mat pasionin tim për kombin, kush je ti që ma mat dashurinë për vendin, flamurin, kombin dhe Ataturkun. Humb nga këtu. Humb o shpifës. Nuk do ta mashtrosh popullin me shpifje. Njerëzit do të japin mësim ty dhe atyre që mendojnë si ti”, përfundoi Imamoglu.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale turke do të mbahen gjatë ditës së nesërme, ku kandidat kryesor janë presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan si dhe Kemal Kilicdaroglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat