Gruaja italiane vdes pasi i kaloi 31 vjet në koma

Evropë

Gruaja italiane vdes pasi i kaloi 31 vjet në koma

Më: 16 maj 2023 Në ora: 00:40
Miriam Visintin

Një grua në Itali ka vdekur pasi i kaloi 31 vjet në koma.

Lajmin për vdekjen e Miriam Visintin, e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Angelo Farina.

Ajo kishte qëndruar në gjendje komatoze që nga Krishtlindja e vitit 1991, pasi kishte pësuar aksident me veturën e saj.

Visintin kishte pësuar një lëndim në tru, nga i cili nuk ishte rikuperuar kurrë.

“Ajo më në fund gjeti paqen e saj pas padrejtësisë…më në fund është atje lart në paqe dhe parajsë”, ka thënë Farina.

“Ne ishim të martuar për vetëm një vit e gjysmë kur goditi tragjedia. Ne ishim aq të lumtur dhe kishim aq shumë projekte…fati ishte mizor ndaj saj. Ajo nuk e meritoi krejt këtë”.

Ai ka thënë që e kishte vizituar përditë bashkëshorten e tij, përpos gjatë pandemisë, në shtëpinë e kujdesit ku ajo ishte vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat