Alarmi i kuq për Italinë! Pas përmbytjeve katastrofike, sinoptikanët parashikojnë një ciklon të dhunshëm

Evropë

Alarmi i kuq për Italinë! Pas përmbytjeve katastrofike, sinoptikanët parashikojnë një ciklon të dhunshëm

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:31
Emilia-Romagna

Akoma alarm i kuq për përmbytjet dhe motin e keq në Emilia-Romagna në Itali.

Sikur të mos mjaftonte kjo, parashikimet paralajmërojnë më shumë shi me një ciklon të dhunshëm që vjen nga Tunizia, sipas mediave italiane.

Në të gjithë provincën e Ravenës, 27,775 persona u evakuuan si masë paraprake dhe për momentin zona e qytetit të evakuuar është e barabartë me 16% të totalit të bashkisë.

Giorgia Meloni mund të largohet herët nga samiti i “G-7” në Hiroshima dhe të kthehet në Itali për të ndjekur nga afër urgjencën.

Në Piemonte është vënë në lëvizje struktura e mbrojtjes civile dhe kryebashkiakët po përgatiten të përballen me emergjencën.

Numri i të vdekurve u rrit në 14 të premten, ndërsa të zhvendosurit janë mbi 15 mijë. Balta detyroi mbylljen e 500 rrugëve. Kaosi vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat