Rusia në “krizë” për ushtarë, ja aplikacioni që po përdor Putin për t’i detyruar burrat të shkojnë në luftë

Evropë

Rusia në “krizë” për ushtarë, ja aplikacioni që po përdor Putin për t’i detyruar burrat të shkojnë në luftë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:20
Vladimir Putin

Rusët gjithnjë e më shumë po tregojnë se janë lodhur nga lufta e pakuptimtë dhe këtë e tregon edhe “kriza” për ushtarë, për t’i dërguar në frontin e luftës. Mobilizimi i pjesshëm në Rusi nuk ka shkuar siç prisnin autoritetet ruse, dhe ndaj Kremlini duket “i etur” për të gjetur mënyra alternative. Siç raportuan mediat e huaja në prill, Duma ruse, thuajse në heshtje miratoi ndryshimet në metodat e rekrutimit. Dhe bie në sy njëra prej tyre: autorizimi i aplikacionit Gosuslugi, që përdoret për shërbime publike.

Gosuslugi përdoret nga një shumicë e madhe e qytetarëve të rritur rusë. I konceptuar në vitin 2009 për të thjeshtuar procedurat burokratike dhe për të lejuar akses virtual në zyra, ka shumë pak banorë të federatës që ende nuk e kanë në smartfonin e tyre.

Shumica e qytetarëve rusë janë të regjistruar, dhe nga aty paralajmërohen me thjesht një njoftim, ose një e-mail, se janë të detyruar të paraqiten. Nëse nuk ndodh, personi konsiderohet i arratisur dhe mund t’i ngrijnë të gjitha asetet. Për qeverinë, përdorimi i Gosuslugi për rekrutimin e rekrutëve ka një avantazh tjetër: shmangien e gabimeve në formulimin e listave.

Siç theksohet nga Reuters, inteligjenca britanike pret një mobilizim prej 400,000 burrash në muajt e ardhshëm. Alternativa e fundit për ata që duan të shmangin shërbimin ushtarak është largimi nga vendi, por është e pamundur të bëhet ligjërisht. Të dhënat e marra nga aplikacioni Gosuslugi në fakt u kalohen autoriteteve kufitare.

Një i rekrutuar që dëshiron të marrë një fluturim për në një vend të huaj ose që paraqitet në një postë kufitare identifikohet menjëherë. Pra, edhe pa dëshirë, rusët po detyrohen të vdesin në një luftë që nisi lideri i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat