​Dymbëdhjetë universitete të huaja në kërkim të profesoreve të gjuhës bullgare

Evropë

​Dymbëdhjetë universitete të huaja në kërkim të profesoreve të gjuhës bullgare

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Dymbëdhjetë universitete të huaja në njëmbëdhjetë shtete kanë shpallur procedurën e rekrutimit të pedagogëve të gjuhës dhe letërsisë bullgare për vitin e ardhshëm akademik.

Vendet e lira janë në dy universitete në Sllovaki dhe një në Francë, Kinë, Greqi, Gjermani, Hungari, Poloni, Rumani, Slloveni, Armeni dhe Kroaci, tha të premten qendra për shtyp e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Profesoret e gjuhës dhe letërsisë bullgare në universitetet e huaja dërgohen atje për një kohë të gjatë nga universiteti ose instituti i Akademisë Bullgare të Shkencave ku ata do kenë një pozitë akademike.

Aktualisht gjuha dhe letërsia bullgare mësohet në gjithsej 31 universitete jashtë vendit. Qëllimi kryesor i ligjëratave është të sigurohet qartësi maksimale e mësimit të gjuhës dhe letërsisë bullgare jo vetëm nga akademikët, por edhe nga publiku i gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat