Lirimi i diplomatit iranian në Belgjikë/ Reagon Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit: Ky vendim inkurajon terrorizmin

Evropë

Lirimi i diplomatit iranian në Belgjikë/ Reagon Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit: Ky vendim inkurajon terrorizmin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka reaguar ndaj lajmit se Irani dhe Belgjika kanë rënë dakord të lirojnë një punonjës të ndihmës dhe një diplomat të burgosur në vendet e njëri-tjetrit.

Sipas KKRI-së, lirimi i diplomatit terrorist Asadullah Asadi 15 vjet para përfundimit të dënimit, inkurajon terrorizmin dhe tradhton të drejtat e njeriut duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e NCRI:

Lirimi i diplomatit terrorist Asadullah Asadi 15 vjet para përfundimit të dënimit, inkurajon terrorizmin dhe tradhton të drejtat e njeriut duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në mesditën e të premtes, (26 maj 2023), qeveria e Omanit njoftoi se “shkëmbimi i të burgosurve midis Belgjikës dhe Iranit po zhvillohet”. Rezistenca iraniane dënon ashpër lirimin e diplomatit terrorist, Asadullah Asadi, dhe kthimin e tij në Iran, nën diktaturën fetare që sundon Iranin.

Lirimi i këtij diplomati terrorist, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj kishte deklaruar qartë se qeveria belge duhet të informojë viktimat para transferimit të të dënuarve, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të çojnë çështjen sërish në gjykatë.

Lirimi i terroristit, i cili organizoi dhe komandoi aktin më kriminal në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, duke shkelur urdhrin e Gjykatës, është një shpërblesë e turpshme për terrorizmin dhe pengmarrjen. Kjo do të inkurajojë fashizmin fetar që sundon Iranin për të vazhduar krimet e tij në Iran përmes represionit dhe terrorizmit rajonal dhe ndërkombëtar. Nga 1 maji deri më 25 maj, 127 persona u ekzekutuan në Iran.

Rezistenca iraniane do të vazhdojë të kërkojë drejtësi në Belgjikë dhe në arenën ndërkombëtare në masën e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat