Pasuria e tij thuhet se kap shifrën 500 milionë dollarë, Erdogan mohon zërat, raporti zbulon borxhet e presidentit turk

Evropë

Pasuria e tij thuhet se kap shifrën 500 milionë dollarë, Erdogan mohon zërat, raporti zbulon borxhet e presidentit turk

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 08:25
Rexhep Tajip Erdogan

Fitorja në një balotazh zgjedhor tani e ka vendosur Rexhep Tajip Erdogan për pesë vjet të tjera në pushtet në krye të shtetit turk.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) publikoi rezultatet zyrtare të balotazhit presidencial të 28 majit në numrin e 1 qershorit të Gazetës Zyrtare.Kështu, Rexhep Tajip Erdogan u zgjodh president me 27.8 milionë vota, që korrespondon me 52.18 për qind të votave të vlefshme.

Kandidati i opozitës Kemal Kiliçdaroglu mori 25.5 milionë vota që është rreth 47.82 për qind, afër fitores që mund të kishte qenë një ndryshim historik në Turqi. Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte 84.15 për qind.Megjithatë, ajo që ra në sy, ishte pasuria e presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan, e përfshirë në vendimin e YSK.

Presidenti Erdogan raportohet se ka 1.8 milionë lira në katër llogari bankare.Ai gjithashtu ka deklaruar se i ka borxh vëllait të tij Mustafa Erdo?an 5.4 milionë lira. Sipas të dhënave, Erdogan posedon dy shtëpi në lagjen Üsküdar të Stambollit, secila me vlerë 7.7 milionë lira.

Përveç kësaj, ai zotëron një tokë në rrethin Güneysu të Rizes, e cila ka një sipërfaqe prej 2,000 metrash katrorë dhe thuhet se vlen 10,000 lira.Pasi u zgjodh president në vitin 2018, Erdogan deklaroi se kishte 6.1 milionë lira në llogari bankare dhe se i kishte borxh 2 milionë lira një biznesmeni të quajtur Mehmet Gür së bashku me pasuritë e lartpërmendura në Stamboll dhe Rize.

Megjithatë, mediat e huaja kanë shkruar shpesh se Erdogan posedon fonde në miliona dollarë, në llogaritë bankare të Zvicrës dhe vlera neto e pasurisë së tij e kap shifrën 500 milionë dollarë.Ndaj kanë lindur dyshimet për vërtetësinë e borxhit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat