BE sfidon Poloninë mbi ligjin kundër ndikimit rus

Evropë

BE sfidon Poloninë mbi ligjin kundër ndikimit rus

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Komisioni Evropian do të ndërmarrë hapin e parë në një sfidë ligjore kundër Polonisë mbi një ligj të panevojshëm mbi ndikimin rus, për të cilin kritikët thonë se mund të rezultojë në ndalimin e mbajtjes së posteve publike nga politikanët e opozitës.

Një zëdhënës tha se Komisioni do t’i dërgojë Varshavës një letër zyrtare të enjten.

Ministri polak për çështjet e BE-së, Szymon Szynkowski vel Sek, tha përmes një shkrimi në rrjetin Twitter se qëllimi i ligjit ishte të kufizonte ndikimin rus në Poloni dhe Evropë dhe se shtetet dhe institucionet demokratike duhet ta mbështesin.

Argumentet juridike dhe faktet në këtë rast do t’i paraqesim me qetësi pasi të njihemi me dyshimet e Komisionit Evropian”, shkruante ai.

Vendimi i Presidentit Andrzej Duda për të nënshkruar ligjin ka intensifikuar shqetësimet në Bruksel dhe brenda opozitës polake, për atë që kritikët thonë se është hap prapa në demokracinë e Polonisë, vendi më i madh lindor anëtar i Bashkimit Evropian.

Presidenti u tërhoq dhe propozoi amendamente për të cilat tha se heqin dispozitat që mundësojnë largimin e individëve nga postet, ndërkohë që duhet të miratohen nga parlamenti.

Ndërsa shtohen shqetësimet në Bruksel, presidentët e pesë grupeve brenda Parlamentit Evropian i dërguan një letër Drejtorit të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, duke i kërkuar një mision të plotë vëzhgimi për zgjedhjet.

Letra e datës 6 qershor përmend ligjin mbi ndikimin rus, mes një numri faktorësh të tjerë si, "mungesa strukturore e pavarësisë së gjyqësorit dhe mjedisit mediatik".

Qeveria amerikane gjithashtu ka shprehur shqetësime për ligjin, i cili kërkon ngritjen e një komisioni për të hetuar ndikimin rus në politikë midis viteve 2007 dhe 2022.

Partia liberale “Platforma Qytetare”, në qeveri nga viti 2007 deri në vitin 2015, thotë se ligji është hartuar për të shkatërruar mbështetjen për udhëheqësin e saj dhe ish-kryeministrin Donald Tusk./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat