Detajet e para të therjes së fëmijëve në Francë – publikohen pamjet e të dyshuarit para arrestimit

Evropë

Detajet e para të therjes së fëmijëve në Francë – publikohen pamjet e të dyshuarit para arrestimit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Në një park buzë liqenit në Annecy, fëmijët e moshës rreth tre vjeç ishin në një shëtitje në mëngjes kur një burrë u shfaq papritur me një thikë dhe filloi t’i therrte.

Disa nga fëmijët ishin në karroca, raporton bbc. Sulmuesi më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas sulmoi një të moshuar që po ecte aty pranë.

Në atë moment ka ndërhyrë policia, ku sulmuesi është qëlluar në këmbë dhe është nënshtruar.

Dy fëmijë dhe një i moshuar ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Policia thotë se sulmuesi është një azilkërkues sirian.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron reagoi pas sulmit me thikë, duke e quajtur atë një akt “frikacak”.

“Kombi është në shok”, shton Macron, “Mendimet tona janë me të lënduarit, familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës”.

Rrethanat e sakta të sulmit nuk janë ende të qarta. Forcat e sigurisë u dërguan shpejt në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat