Përplasje e ashpër në parlamentin serb rreth fotos së Vuçiqit në shkollën ku u vranë tetë nxënës dhe roja

Evropë

Përplasje e ashpër në parlamentin serb rreth fotos së Vuçiqit në shkollën ku u vranë tetë nxënës dhe roja

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:57
Nevena Gjuriq

Pasi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, në një intervistë për të përjavshmen “Vreme” deklaroi se dyshon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka qenë në shkollën “Vladislav Ribnikar”, mediat pro regjimit kanë publikuar një foto ku supozohet të jetë dëshmi se presidenti e ka vizituar vërtet këtë shkollë fillore.

Ato foto janë shfaqur edhe në parlamentin serb nga deputetë të Partisë Përparimtare Serbe, ndërsa opozita pretendon se fotot janë fotoshopuar.

“E çfarë do të bëjmë tani”, pyeti deputeti i SNS-së, Aleksandar Markoviq, duke treguar një foto të Vuçiqit.

Pas kësaj është përgjigjur Srđan Milivojeviq, anëtar i DS-së, i cili e ka pyetur presidentin e Serbisë se pse po përdor një foto të fotoshopuar, duke thënë se është fotografia e Vuçiqit nga shkolla “Vladislav Ribnikar” dhe ka pyetur nëse nuk i vjen turp.

“Ky është një person në foto në ditën e dyzetë nga tragjedia. Unë jam vërtet i tmerruar nga kjo sjellje pa karakter”, tha Milivojeviq, ndërsa deputeti i SNS-së, Aleksandar Mirkoviq, u përgjigj se “kur një pleh i tillë mban një leksion, gjithçka është e qartë”.

Ka reaguar edhe deputetja e SNS-së, Nevena Gjuriq, e cila ka thënë se ndryshe nga të gjithë ata që janë ulur në anën tjetër, duke menduar për opozitën, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shkuar në shkollë dhe ka nënshkruar librin e zisë.

Në fillim të majit, 14-vjeçari Kosta K., kishte hyrë herët në mëngjes me armë në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit dhe i pati vrarë nëntë persona me armën e babait të tij. Ai vrau rojën e shkollës, tetë nxënës dhe e planifikoi krimin për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat