Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke në Napoli, policia parandalon planin, i arreston

Evropë

Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke në Napoli, policia parandalon planin, i arreston

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 08:56
Anija

Një anije turke, Galata Seaways, e destinuar për në Francë, u tentua që të merrej peng nga 15 emigrantë jashtë ishullit Ischia, në Gjirin e Napolit. Disa emigrantë, të armatosur me thika, tentuan të hynin të rrëmbimin tragetin dhe ekuipazhin.

Ndërhyrja e forcave speciale të batalionit San Marco, me dy helikopterë, bëri të mundur pengimin e planit të keqbërësve dhe normalizimin e situatës. “Rrëmbyesit e anijes u kapën. Gjithçka përfundoi mirë,” shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.

Anija Galata Seaëays, e cila u nis nga porti Topcular në Turqi më 7 qershor, ishte nisur për në Francë në portin e Sete, ku mbërritja ishte planifikuar për të shtunën. Në gjirin e Napolit, nga shtrirja e trasesë e cila është marrë nga kantiere të specializuara, është parë një devijim i qartë nga rruga e parashikuar.

Në bord u gjetën 15 emigrantë, 13 burra dhe dy gra. Duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, të cilët përdorën një përkthyes, ata raportuan se ishin me kombësi siriane, afgane dhe irakiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat