Duke fajsuar Konservatorët për përplasje të ekonomisë, Rachel Reeves, anëtare e grupit të Labouristëve ka mohuar mundësitë e zbatimit të projekteve për hapsira të gjelbërta.
"E vërteta është se nuk e parashikova se çfarë do të bënin konservatorët për ekonominë tonë," tha politikanja britanike Reeves duke vazhduar rënditjen e arsyeve për këtë vendim.
Sipas saj, rritja e normave të interesit,lufta në Ukrainë,ngritja e flamacionit dhe normave të interesit kanë vishtirësuar gjërat andaj stabiliteti financiar duhet të të jetë në rend të parë.
Shpenzimi i 28 miliardë paundëve në vit deri në vitin 2030 për projekte të gjelbra, të financuara nga huamarrja ishte premtim i parties Laburiste në vitin 2021.
Mirëpo në vend të kësaj, Reeves tha se tani do të rriste investimet me kalimin e kohës nga një fitore në zgjedhjet e 2024, duke arritur në 28 miliardë paund në vit pas 2027.
E ftuar në programin Today të Radio 4, zonja Reeves shtoi se edhe Mini-buxheti i ish-kryeministrit Liz Truss vitin e kaluar, i cili përfshinte miliarda paund kishte shkaktuar trazira në tregjet financiare
E pyetur se sa investime do të kishte në vitin e parë të qeverisjes ajo nuk tregoi ndonjë shifër konkrete,me arsyetimin se sfondi ekonomik nuk do të ishte i qartë deri më afër kohës.
Gjatë vitit 2021, zonja Reeves tha se 28 miliardë paund do të shpenzohen në projekte si fermat e erës në det të hapur dhe zhvillimin e baterive për automjetet elektrike.
Premtimit për këto investime i’u janë ngritur shqetësime nëse 28 miliardë funta janë të përballueshme në kontekstin aktual.
Kryetari i Partisë Konservatore Greg Hands tha se politika kryesore ekonomike e laburistëve ishte "në rrënim" pasi ata e kuptuan se "kjo do të çonte në katastrofë".
"Nuk ka rëndësi nëse ata përpiqen dhe pretendojnë të kundërtën, plani i Laburistëve mbetet për të mbajtur 28 miliardë paund hua në kartën e kreditit të qeverisë, e cila do të çojë në inflacion më të lartë dhe norma interesi më të larta," tha ai.
Edhe Udhëheqësi i SNP-së në Westminster, Stephen Flynn tha se masa ishte "më e fundit në një linjë të gjatë premtimesh të thyera" nga Laburistët, të cilat "mund të kenë pasoja shumë reale dhe të dëmshme për potencialin e energjisë së gjelbër të Skocisë".
Ndërsa Bashkëudhëheqësi i Partisë së Gjelbër, Adrian Ramsay tha se laburistët kishin ofruar një politikë e cila "nuk shkon aq larg sa duhet" dhe më pas "të rikthehet në shenjën e parë të ndonjë vështirësie".
Në mesin e premtimeve, Laburistët kanë shtuar edhe përpjekjet e krijimit të një kompanije publike të energjisë së rinovueshme për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar sigurinë energjetike të vendit.