Kuleba: Zelensky dhe Putin nuk do të ulen kurrë në të njëjtën tavolinë për të biseduar për paqen

Evropë

Kuleba: Zelensky dhe Putin nuk do të ulen kurrë në të njëjtën tavolinë për të biseduar për paqen

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:02
Dmytro Kuleba

Kushtet për rifillimin e negociatave mes Kievit dhe Moskës janë vendosur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili ka bërë të qartë se kjo nuk mund të bëhet pasi Putini dhe Zelensky nuk do të ulen kurrë në një tavolinë së bashku.

Sipas asaj që Koleba tha përCorriere della Sera, Ukraina do të jetë në gjendje të negociojë me Moskën “vetëm pasi trupat pushtuese të largohen nga vendi.”

“Putini nuk mund të jetë partner në negociata. Ai ka kryer shumë krime dhe shumë të rënda. Ka mjete të tjera diplomatike për pjesëmarrje indirekte në negociata. Por është e qartë për ne se nuk do të mund t’i shohim kurrë Putinin dhe Zelenskyn në të njëjtën tryezë”, tha Kuleba.

Sa i përket nëse është e mundur të fillojnë negociatat përpara tërheqjes së plotë të trupave ruse nga Ukraina, Kuleba tha se kjo varet nga rrethanat.

“Ne nuk e besojmë atë që thonë rusët, asnjë person i arsyeshëm nuk do ta besonte. Para se të vendosim për të negociuar, ne do të donim të sigurohemi që kjo është diçka serioze dhe jo një tjetër mashtrim.

Se rusët nuk do të kthehen të na sulmojnë më. Unë i kuptoj këto pyetje dhe logjikën e tyre, por nuk mund të jap përgjigje të qarta, sepse nuk ka, jetët e miliona njerëzve janë në rrezik”, tha kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat