“Ne nuk u besojmë më rusëve”/ Kuleba: Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me Putinin

Evropë

“Ne nuk u besojmë më rusëve”/ Kuleba: Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me Putinin

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:37
Putin dhe Zelensky

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se Ukraina mund të nisë bisedimet e paqes me Rusinë pasi pushtuesit të largohen nga territori ukrainas.

Për “Corriere della Sera”, Kuleba u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin rus, Vladimir Putin.

Kuleba e quajti Putinin diktator, duke theksuar se Ukraina është gati për negociata paqeje kur Rusia të tërheqë “forcat pushtuese nga territori i atij vendi”.

“Ky qëllim mund të arrihet me një kombinim të luftës dhe diplomacisë. Gjeneralët tanë merren me pjesën e parë, detyra e tyre është të inkurajojnë rusët të tërhiqen dhe t’i bindin ata se është më mirë të flasim sesa të luftojmë”, thksoi kreu i diplomacisë ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat