Inflacioni zbutet, por ekonomia në eurozonë pëson rënie

Evropë

Inflacioni zbutet, por ekonomia në eurozonë pëson rënie

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Ekonomia e eurozonës ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas EUROSTAT, prodhimi i brendshëm bruto i 20 vendeve u tkurr me 0.1 për qind për periudhën korrik-shtator.

Ndikimi i fortë i tkurrjes në gjithë bllokun evropian ka ardhur nga Gjermania, ndërsa Franca dhe Italia kanë parë një rritje të lehtë me 0.1% të ekonomive të tyre.

Banka Qendrore Evropiane, pret që rritja e prodhimit të brendshëm bruto e bllokut këtë vit të jetë 0.7 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 1.0 për qind.

Normat e larta të interesit pritet të vijojnë të mbajnë nën  kontroll rritjen ekonomike për muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në eurozonë pa zbutje duke rënë në nivelin më të ulët mbi dy vjeçar në tetor, i nxitur nga rënia e çmimeve të energjisë.

Çmimet e konsumit u rritën 2.9 për qind në bazë vjetore në tetor, ritmi më i ngadaltë që nga korriku 2021.

Inflacioni total u zbut nga 4,3 për qind sa ishte në shtator, ndërsa çmimet e energjisë ranë me 11,1 për qind në bazë vjetore në tetor, pas rënies me 4,6 për qind në muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat