Momenti kur ukrainasit arrijnë të rrëzojnë raketën ruse me mitralozin amerikan Browning

Evropë

Momenti kur ukrainasit arrijnë të rrëzojnë raketën ruse me mitralozin amerikan Browning

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:04
Pamje nga aksioni

Ushtria ukrainase gjatë mbrëmjes së kaluar ka arritur të rrëzojë një raketë ruse me ndihmën e një mitralozi tejet të fuqishëm.

Siç raporton Newsweek, këtë e konfirmoi komandanti i forcave ukrainase Serhiy Nayev.

“Në zonën operative të veriut grupet mobile kanë arritur të shkatërrojnë disa raketa ruse. Njëra prej tyre është shkatërruar me mitralozin amerikan Browning”, pretendon komandanti ukrainas.

Nayev ka publikuar edhe videon e rrëzimit të raketës ruse. E forcat ajrore të Ukrainës më herët kishin paralajmëruar për mungesë të raketave kundërajrore.

Rusia sot filloi një seri të re të sulmeve raketore në Ukrainë, ku cak ishin Kievi, Dnepropetrovska, Kharkivi dhe Sumska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat