Një sulm ndaj Norvegjisë, sigurisht se do të shkaktojë një luftë të Tretë Botërore!

Evropë

Një sulm ndaj Norvegjisë, sigurisht se do të shkaktojë një luftë të Tretë Botërore!

Nga: H.R Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:46
Në revistën Foreign Affairs, Brands shkruan se ka paralele të kjarta mes situatës aktuale dhe asaj para Luftës së Dytë Botërore

Kërcënimi i një lufte bërthamore gjithëpërfshirëse ishte gjithmonë aty, edhe nëse nuk do të ndikonte çdoherë në jetën tonë të përditshme!

Ose siç shkruante dikur Albert Ajnshtajni:

“Nuk e di se me çfarë armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por në Luftën e IV Botërore do të përdorim sëpata dhe shkopinj guri”!

A po përballemi edhe një herë me një brez që do të duhet të rritet me kërcënimin e luftës bërthamore?

Ka shumë indikacione për këtë, sepse gjithnjë e më shumë ekspertë dhe politikanë, paralajmërojnë për një luftë të ardhshme. Në mesin e tyre është Shefi danez i mbrojtjes, Shefi i shtabit të mbrojtjes suedeze dhe profesori i shkencave politike në Universitetin John Hopkins, Hal Brands.

Në revistën Foreign Affairs, Brands shkruan se ka paralele të kjarta mes situatës aktuale dhe asaj para Luftës së Dytë Botërore!

Njëherë bota u përball me tre kriza të mbivendosura njëkohësisht; Përpjekja e Italisë për të krijuar një perandori në Afrikë!

Vrapi i Gjermanisë për hegjemoninë e Evropës dhe rrënimet e Japonisë në Kinë dhe Azinë Lindore.

Të tre këto fuqi donin të krijonin një rend të ri botëror, shkruan Brands, kurse sot të njëjtën e bëjnë, Rusia, Kina dhe Irani!

Rusia përmes pushtimit të Ukrainës, Kina përmes kërcënimeve gjithnjë e më të forta kundër Tajvanit dhe Irani së bashku me Hamasin dhe Hezbollahun përpiqen për të marrë pozicione dominuese në Lindjen e Mesme.

Nuk është rastësi kjo shpërfaqje e këtyre krizave dhe aleanca e fundit në mes të armiqve të demokracisë, të cilët edhe mund të krijojnë një proces vetëpërforcues drejtë një konflikti të dhunshëm ndaj SHBA-ve, gjegjësisht NATO-s!

Brands thekson gjithashtu se kemi shumë dallime, në mes të SHBA-ve dhe NATO-os e cila është shumë më dominuese sesa që ishte në vendet demokratike të vitit 1930. Megjithatë ai paralajmëron mos marrjen e paqes së sotme si të mirëqenë!

Nuk kemi asnjë arsye për të besuar se po përballemi me një shpërthim të menjëhershëm të luftës, përderisa rruga është ende e gjatë, por shumë më e shkurtër nga sa kemi menduar pak kohë më parë.

Shumë çka  do të varet nga mënyra se si do të shkojë lufta në Ukrainë! Një disfatë ruse do të ishte kontributi më i rëndësishëm për paqen që mund të bëjmë në këtë kohën tonë, por problemi i vetëm është se tani Rusia po fiton epërsinë.

Kremlini  e ka transformuar vendin në një ekonomi të pastër lufte, kurse vendet Perëndimore janë në luftë për të ruajtur mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe për të forcuar sa më shpejtë aftësitë e tyre ushtarake.

Nëse SHBA-ja  tërhiqet ushtarakisht nga Europa, Rusisë i hapet rruga për një zgjerim tjetër të dhunshëm.

Domosdoshmërisht nuk bëhet fjalë për tërheqjen e SHBA nga NATO, sepse Kongresi amerikan miratoi së fundmi një ligj që do të thotë se Trump nuk mund ta bëjë vetë këtë ndryshim!

Por, nëse Trump bëhet president, ai do të bëhet edhe komandant i përgjithshëm, prandaj si i tillë edhe mund të përmbahet nga dërgimi i mbështetjes ushtarake amerikane, nëse një vend i NATO-s do të sulmohej nga Rusia!

Trump tashmë ka lënë të kuptohet se kjo mund të ndodhë dhe mund të tundojë një Putin fitimtar që të testojë kohezionin e NATO-s.

Ka shumë gjasa që Putini të zvarritet pas vendeve të tilla si Moldavia dhe Gjeorgjia, por kjo në çdo rast vetëm sa do e vonojë zgjerimin e mëtejshëm të Rusisë dhe njëkohësisht do të rrisë oreksin e Putinit edhe për më shumë vende të tjera!

A do të thotë kjo se lufta mund të vijë së shpejti edhe në Norvegji?

Në fund të fundit, Rusia ka pasur prej kohësh plane për të krijuar një të ashtuquajtur mbrojtje bastioni në jug të detit jashtë Norvegjisë, në mënyrë që të mbrojë bazat e veta, shumë të rëndësishme në Kola.

A mundet një NATO e ndarë t'u japë atyre mundësinë për të realizuar këtë plan?

Një skenarë shumë pak i realizueshëm, pikërisht për shkak të rëndësisë së bazave në Kola, ku nëndetset ruse mbajnë pjesën më të madhe të forcës së armëve bërthamore të nivelit të dytë të Rusisë. Aty janë të vendosura raketat bërthamore që do t'i përgjigjen një sulmi eventual nga Shtetet e Bashkuara, nëse ato nxjerrin jashtë veprimit raketat bërthamore me bazë tokësore.

Por raketat bërthamore të nëndetëseve edhe mund të përdoren poashtu për një sulm të furishëm dhe të papritur ndaj Shteteve të Bashkuara! Prandaj, nëndetëset monitorohen me shumë kujdes dhe kjo bëhet nga territori norvegjez.

Nëse kjo mundësi hiqet, në rast të një pushtimi apo sulmi rus, amerikanët rrezikojnë papritur të mos kenë asnjë ide se ku janë nëndetëset, dhe kjo perceptohet si një kërcënim ekzistencial për Shtetet e Bashkuara.

Një sulm ndaj Norvegjisë me siguri do të shkaktojë një luftë të Tretë Botërore, pavarësisht nëse SHBA janë në NATO apo jo!

Një sulm tjetër në të ashtuquajturin korridor Suwałki në Lituani mund të ketë të njëjtin efekt. Nëse ky korridor merret, enklava e Kaliningradit do të lidhet me Bjellorusinë, gjë që do të sjellë avantazhe të mëdha strategjike për Rusinë.

Kjo është arsyeja pse Qendra për Analizë të Politikave Europiane e përmend pikërisht këtë fushë si një nga më të rëndësishmet për NATO-n.

Prandaj edhe rrjedhin spekulimet se vendi i NATO-s që mund të jetë më i ekspozuar ndaj Rusisë  është Finlanda, veçanërisht pjesa më veriore e vendit!

Finlanda është një anëtare e re e NATO-s, por pjesa Veriore ka shumë pak banorë dhe relativisht nuk shumë rajon tepër strategjik!

Një president sikurse është Trumpi, pak ka gjasa të jetë i gatshëm të dërgojë trupa për të mbrojtë apo çliruar Laplandën finlandeze, kështu mendojnë dhe besojnë disa ekspertë të mbrojtjes. Prandaj nëse kjo ndodh, lufta vjen shumë afër kufijve tanë dhe rritet rreziku që ajo të përhapet.

Sigurisht që njëjta gjë do të ndodhë nëse ndonjë vend tjetër i NATO-s sulmohet, atëherë Norvegjia është e detyrusr t’i përmbahet paragrafit 5 të traktatit të NATO-s; “një sulm ndaj një vendi të NATO-s është një sulm ndaj të gjithëve”!

Në këtë mënyrë lufta mund të vijë në Norvegji, edhe nëse Rusia nuk n’a  sulmon drejtpërdrejt.

Tani për tani, shanset janë shumë të vogëla që zhvillimet  që po shohim të përfundojë kaq keq.

Sa më shumë që Perëndimi të lëkundet në mbështetje për Ukrainën, aq më shumë SHBA-ja hedh dyshime mbi rolin e saj në NATO, aq më pak para do të jemi të gatshëm të shpenzojmë për mbrojtje, aq më pak, ne si qytetarë do të përgatitemi mendërisht për një konflikt dhe këto skenare të tmerrshme!

Putini i ka bërë të qarta qëllimet e tij, Rusia është në proces të indoktrinimit të një brezi të tërë fëmijësh dhe të rinjsh me logjikën e luftës dhe të urrejtjes.

Kjo i detyron gjithnjë e më shumë fëmijët dhe të rinjët norvegjezë të pyesin prindërit;

A do të ketë një luftë tani, babi?

Ne të rriturit, ne brezat  që kemi 5-6 dekada para fëmijëve tanë, të sigurohemi që të mund të përgjigjemi me një JO të plotë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat