Deklaratat për dërgim trupash në Ukrainë, reagon sërish Macron pas bujës në arenën ndërkombëtare

Evropë

Deklaratat për dërgim trupash në Ukrainë, reagon sërish Macron pas bujës në arenën ndërkombëtare

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:25
Emanuel Macron

Emanuel Macron pas deklaratës për të dërguar trupa ushtarake të NATO-s, ndërsa shkaktoi mjaft polemika në arenën ndërkombëtare, Presidenti ka reaguar sërish duke thënë se  qëndrimet e tij mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, janë 'të matura' dhe 'të peshuara' mirë. 'Këto janë çështje mjaft serioze,' tha Macron teksa inaguroi fshatin olimpik të lojërave Paris 2024.

Kjo deklaratë lidhet me fjalimin e tij që bëri bujë mbi mundësinë e dërgimt të trupave perëndimore në Ukrainë, e cila ka ngritur mjaft debate dhe kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar. Presidenti francez gjithashtu refuzoi “komentet gjeopolitike” gjatë vizitës së tij, duke vlerësuar kontekstin si të papërshtatshëm për këtë çështje.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha për “Pervij Cana”, se fjalët e Macron mund të shkaktojnë “dëme të pariparueshme ndaj sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit”.

“Këto janë elemente të reja dhe të rrezikshme. Partnerët tanë perëndimorë nga njëra anë janë të parashikueshëm, por nga ana tjetër, fatkeqësisht, po fillojnë të diskutojnë përfshirje direkte të kontigjenteve ushtarake në Ukrainë, e cila mund të shkaktojë dëme të pariparueshme të sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit dhe mund të çojnë në pasoja të pariparueshme,” tha Peskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat