Vulin ‘godet hapur’ Perëndimin: Serbia ndan dhimbjen me Rusinë – edhe për këtë le të na vendosin sanksione

Evropë

Vulin ‘godet hapur’ Perëndimin: Serbia ndan dhimbjen me Rusinë – edhe për këtë le të na vendosin sanksione

Nga: F.B. Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:27
Aleksandar Vulin

Ish kreu i Agjencisë Informative të Sigurisë Serbe (BIA) dhe i sanksionuari nga SHBA, Aleksandar Vulin, ka qëndruar në Rusi, ku ka zhvilluar takime me drejtues të lartë rus, ndërkohë pas rasti të Moksë ku vdiçën mbi 40 e u lënduan mbi 100 persona tha se “Serbia ndan dhimbjen për këtë e për këtë le të na vendosin sanksione", shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Vulin ka deklaruar se “për sulmin terrorist në Moskë ku gjetën vdekjen 40 persona dhe lëndime pësuan 100 të tjerë, duhet të shpallet dënimi më i rëndë për të gjithë ata që ishin përfshirë dhe kryen atë”.

Ne ndajmë dhembjen me Rusinë për këtë incident terrorist dhe jemi të bashkuar me popullin rus edhe n dhembje edhe në qëndrime, u shpreh ai.

"Krimi në Moskë kërkon dënimin, ai kërkon dënimin më të rëndë me burg dhe këtu nuk mendoj vetëm në kryesit, por edhe të gjithë ata në zinxhirin planifikues e komandues, financues dhe deri teë politikanët” - tha Vulin.

“Serbia e ndan dhembjen me Rusinë, e le të na vendosin sanksione edhe për këtë. Jemi të bashkuar në dhimbje edhe në qëndrime me popullin rus” - porositi ai.

Shërbimi i Sigurisë së Federatës Ruse (FSB) ka kumtuar mbrëmë se në një rast me të shtëna që ka ndodhur para koncertit në "Krokus" në rrethin e Krasnogorsk, në veriperëndim të Moskës janë vra 40 e janë plagos edhe lënduar 100 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat