“Akt i papranueshëm”, Suedia thotë se aeroplani luftarak rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore

Evropë

“Akt i papranueshëm”, Suedia thotë se aeroplani luftarak rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Suedia thotë se aeroplani luftarak rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore

Sipas Forcave të Armatosura të Suedisë, Forcat Ajrore Suedeze përgjuan avionin ushtarak rus të shtunën, shkruan Euronews.

Komandanti i forcave ajrore suedeze, Jonas Wikman shkroi se një avion ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten në lindje të Gotland.

Akti rus është i papranueshëm dhe tregon mungesë respekti për integritetin tonë territorial”, shkroi Wikman në X.

Suedia u bashkua zyrtarisht në NATO si anëtari i 32-të i aleancës ushtarake transatlantike në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat