esë persona janë vrarë sot në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar të Kroacisë.
Mediumi kroat ‘mojportal.hr’ raporton jo-zyrtarisht se një burrë është futur në shtëpinë e të moshuarve dhe ka filluar të gjuajë në drejtim të tyre.
Sipas këtij mediumi, pesë nga ta kanë mbetur të vdekur në vend, teksa disa të tjerë janë duke u trajtuar.
Pas këtij veprimi, i dyshuari është larguar nga vendngjarja mirëpo që policia kishte arritur ta kapë pranë një kafeneje.
Sirenat e të gjitha shërbimeve të mundshme të emergjencës janë lëshuar në qytetin e Daruvarit.