Një e moshuar (91-vjeçe) ka vdekur dje në shtëpinë e saj në Zemun, Serbi, para syve të bashkëshortit të saj dy vjet më të ri.
Ky do të ishte vetëm një lajm i trishtuar familjar, por ajo që ndodhi më pas, shumëfishoi dhimbjen e familjarëve.
Derisa po priste të mbërrinte policia dhe ambulanca, edhe bashkëshorti i saj kishte vdekur, shkruan “Telegrafi” serb.
Siç ka mësuar media serbe, atij i ishte përkeqësuar gjendja në ndërkohë.