Lajçak në Budapest, flet me ministrin e Jashtëm për planet e Presidencës hungareze për Ballkanin Perëndimor

Evropë

Lajçak në Budapest, flet me ministrin e Jashtëm për planet e Presidencës hungareze për Ballkanin Perëndimor

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 14:27
Foto nga takimi

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në Budapest është takuar me ministrin e Jashtëm të këtij vendit, Péter Sztáray, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak tha se me të ka folur edhe për planet që ka Presidenca hungareze, e cila kryeson Këshillin e BE-së në këtë gjashtëmujor, për këtë rajon.

“Në Budapest, diskutova zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe planet e Presidencës hungareze me Sekretarin e Shtetit Péter Sztáray. E mirëprita gjithashtu mundësinë për të trajtuar Bisedimet e Budapestit për Energjinë dhe Sigurinë mbi temën e rëndësishme të BE-së si aktor i politikës së jashtme”.

Hungaria ka radhën e udhëheqjes së Presidencës së BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat