Donald Trump shpalli tarifat doganore/ Meloni: Masë e gabuar, do të bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje

Evropë

Donald Trump shpalli tarifat doganore/ Meloni: Masë e gabuar, do të bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje

Më: 3 prill 2025 Në ora: 08:03
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pasi presidenti i SHBA, Donald Trump shpalli tarifat doganore.

“Vendosja e tarifave doganore nga SHBA ndaj Bashkimit Evropian është një masë që unë e konsideroj të gabuar dhe që nuk i përshtatet asnjërës palë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Më pas Meloni shkruan se “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar drejt një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, me synimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë.

“Në çdo rast, si gjithmonë, ne do të veprojmë në interes të Italisë dhe ekonomisë së saj, edhe duke u krahasuar me partnerët e tjerë europianë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat