Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri

Evropë

Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri

Më: 26 prill 2025 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.

Njerëz që luten, mbajnë në duar foton e tij dhe nuk i mbajnë dot lotët po marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës.

Disa pritën gjatë natës për të siguruar një vend për ceremoninë.

Papa Françesku, i cili nuk pranoi të gjykonte homoseksualët ose katolikët e divorcuar, besonte se Kisha “është një shtëpi për të gjithë”, tha kardinali italian Giovanni Battista Re në predikimin e tij funeral.

Ai udhëhiqej nga “bindja se Kisha është një shtëpi për të gjithë, një shtëpi me dyert e saj gjithmonë të hapura … një Kishë e aftë t’i përkulet çdo personi, pavarësisht nga bindjet ose gjendja e tij, dhe të shërojë plagët e tij”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat