Zelensky bisedë telefonike me Macron: Folëm për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Evropë

Zelensky bisedë telefonike me Macron: Folëm për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 17:24
Foto arkiv/ Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

Zelensky ka theksuar se në fokus të bisedimeve ishin mbrojtja ajrore e Ukrainës, duke nënvizuar se sistemet dhe raketat janë të domosdoshme për të mbrojtur qytetet ukrainase nga sulmet ruse.

Zelensky po ashtu falënderoi Francën për mbështetjen e saj të vazhdueshme.

“Falënderoj Francën që bën kaq shumë për të mbrojtur jetën tonë.

E informova Presidentin Macron për prioritetet tona dhe para së gjithash për mbrojtjen ajrore sistemet dhe raketat e nevojshme”, shprehet Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se Rusia po përpiqet të përfitojë nga situata ndërkombëtare, pasi vëmendja e vendeve është përqendruar në Lindjen e Mesme dhe çështjet e brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat