Rrëzohet bombarduesi strategjik rus Tu-95, 6 anëtarë të ekuipazhit humbin jetën

Evropë

Rrëzohet bombarduesi strategjik rus Tu-95, 6 anëtarë të ekuipazhit humbin jetën

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 17:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Avioni ushtarak u rrëzua në një zonë të pabanuar gjatë një fluturimi stërvitor; një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur...

Një bombardues rus i tipit Tu-95 u rrëzua në një zonë të izoluar të Lindjes së Largët të Rusisë gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, sipas autoriteteve ruse.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se avioni u rrëzua në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Avioni ushtarak u rrëzua në një zonë të pabanuar gjatë një fluturimi stërvitor; një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur... Një bombardues rus i tipit Tu-95 u rrëzua në një zonë të izoluar të Lindjes së Largët të Rusisë gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, sipas autoriteteve ruse. Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se avioni u rrëzua në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë. “Avioni u rrëzua në një zonë të pabanuar. Sipas të dhënave paraprake, gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos dhe u dërgua në një qendër mjekësore”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencive ruse të lajmeve.

“Avioni u rrëzua në një zonë të pabanuar. Sipas të dhënave paraprake, gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos dhe u dërgua në një qendër mjekësore”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat