Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme? ‘El Pais’: Pedro Sanchez po shqyrton kthimin në kutitë e votimit

Evropë

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme? ‘El Pais’: Pedro Sanchez po shqyrton kthimin në kutitë e votimit

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 08:19
Pedro Sanchez

Spanja mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa kryeministri Pedro Sanchez raportohet se po shqyrton mundësinë për të njoftuar që sot, 5 tetor, rikthimin e vendit në zgjedhje.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle El Pais, sipas së cilës Partia Socialiste e Punëtorëve të Spanjës (PSOE), pjesë e së cilës është Sanchez, dhe qeveria kanë nisur të punojnë mbi skenarin e zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për shpërndarjen e Parlamentit apo caktimin e zgjedhjeve të reja.

Në qendër të situatës politike është përplasja në Parlament për dekretet e qeverisë lidhur me strehimin. Propozimet e ekzekutivit nuk morën mbështetjen e nevojshme dhe u rrëzuan nga deputetët, duke shtuar presionin mbi qeverinë e Sanchez.

Sipas El Pais, qeveria po shqyrton edhe mundësinë që dekretet për strehimin të miratohen sërish, edhe në rast se Parlamenti shpërndahet.

Skenari i diskutuar parashikon që këto masa të mund të rikthehen më pas për miratim përmes një organi parlamentar ku qeveria do të kishte shumicën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat