Flet drejtori i shkollës: Nëna e nxënëses hyri në klasë dhe e sulmoi mësuesen para të gjithëve

Ferizaj

Flet drejtori i shkollës: Nëna e nxënëses hyri në klasë dhe e sulmoi mësuesen para të gjithëve

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Pak më parë u raportua për një rast kur mësuesja është sulmuar nga nëna e një nxënëses të shkollës “Naim Frashëri”, në Zaskok të Ferizajt, ku e gjithë kjo erdhi si pasojë e vërejtjes që kishte marrë nxënësja nga kjo mësuese.

Për këtë rast, media ka kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle, Bekim Nrecaj, i cili tha se nëna e nxënëses ka hyrë në orën e mësimit dhe e ka sulmuar mësuesen në prani të nxënësve të tjerë.

“Rasti ka ndodhur brenda në klasë, rastin në polici e kanë lajmëru punëtorët e shkollës, ajo ka ardhë ka hy në shkollë. Rasti ka ndodhë pa paralajmërim. Mësuesja ka qenë në orë të mësimit, e ka sulmuar para nxënësve të tjerë, në prani të tyre”.

I pyetur për gjendjen shëndetësore të mësueses, Nrecaj bëri të ditur se pas trajtimit mjekësor ajo është liruar në shtëpi por që ndihet e shqetësuar.

“Është e shqetësuar, nuk po mundet me e marrë veten, pasi e ka marrë policia rastin, ajo është dërgu në emergjencë e ka marrë një trajtim mjekësor dhe është liruar për në shtëpi”, tha drejtori i shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat