Agim Aliu ndalon përdorimin e veturave zyrtare, pas orarit zyrtar

Ferizaj

Agim Aliu ndalon përdorimin e veturave zyrtare, pas orarit zyrtar

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:17
Agim Aliu

Kryetari Agim Aliu me të filluar mandatin tjetër në detyrën e të parit të komunës, ka marr vendimin e parë.

Aliu ka vendosur që të ndalohet përdorimi i veturës zyrtare të Komunës së Ferizajit, pas orarit zyrtar dhe fundjavave.

Teksa bëhet e ditur se kjo është ndërmarr me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndër vendimet e para që mori sot, ishte vendimi për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave. Kjo vendim, përkatësisht kjo masë ndërmerret me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe kursimin e parasë publike”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat