​Një muaj arrest shtëpiak drejtorit të Spitalit të Ferizajt për keqpërdorim detyre

Ferizaj

​Një muaj arrest shtëpiak drejtorit të Spitalit të Ferizajt për keqpërdorim detyre

Më: 15 janar 2022 Në ora: 16:57
Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e një muaj arrest shtëpiak kundër të pandehurit H.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

H.G. nga shtatori deri dhjetor 2021 në Ferizaj, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në një pompë të derivateve në Ferizaj, disa herë ka furnizuar me derivate veturën e tij private.

Ai nuk ishte pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat