Vdes specialisti i mjekësisë familjare në Ferizaj

Ferizaj

Vdes specialisti i mjekësisë familjare në Ferizaj

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 21:07
Doktor Ylber Murati

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë specialist i mjekësisë familjare, Doktor Ylber Murati.

Aliu ka thënë se Ferizaj dhe shëndetësia janë në zi sot.

Ai e ka vlerësuar me fjalët më të mira kontributin e doktorit tanimë të ndjerë.

Aliu ka shkruar:

Telegram ngushëllimi!

Lajm i rëndë, nga ne u nda përgjithmonë, mjeku i dashur, specialisti i mjekësisë familjare, drejtuesi i qendrave shëndetësore, trajneri energjiplotë i shkencave mjekësore, bashkëqytetari ynë, Dr. Ylber Murati.

Ferizaj dhe shëndetësia janë në zi. Nga ne u nda, duke na dhënë përgjithmonë lamtumirën, një kuadër i çmuar shëndetësor, i palodhur në misionin e tij fisnik e human, energjiplotë e pozitiv edhe në ditët kur sëmundja e sfidoi egërsisht, u nda nga ne prindi shembullor e qytetari i dalluar ferizajas, urtaku që bardhësinë e shpirtit e shkriu në veprën e tij humane. Sot, Ferizaj është më i varfër, pa mjekun e dashur nga ferizajasit e më gjerë.

Lamtumirë miku im i çmuar, Dr. Ylber Murati!

Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Murati, kolegëve nga komuniteti shëndetësor, miqve e të njohurve të të ndjerit.

U prehtë në paqe e parajsën e pakufishme, shpirti i tij i bardhë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat