Brad Pitt në kozmos në filmin e ri "Ad Astra" - Bota Sot
Brad Pitt në kozmos në filmin e ri "Ad Astra"

Filma

Brad Pitt në kozmos në filmin e ri "Ad Astra"

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:53

20th Century Fox ka shpalosur pamjet e para të dramës së shumëpritur fantashkencore “Ad Astra”, regjinë e së cilës e ka bërë James Gray (The Lost City of Z) dhe në të cilën luajnë emra të mëdhenj si Brad Pitt, Tommy Lee Jones, Liv Tyler, Ruth Negga dhe Donald Sutherland.

Pitt e luan astronautin Roy McBride, babai i të cilit (Jones) kurrë nuk u kthye nga misioni sekret intergalaktik para dhjetë vjetësh. Kur planetin tonë fillojnë ta kërcënojnë forca misterioze, McBride do të dërgohet në skaj të sistemit Diellor për ta gjetur babanë e tij dhe për ta zgjidhur misterin që mund ta shpëtojë njerëzimin.

Gjykuar nga trileri i parë, filmi në shikim të parë duket si dramë në stilin e “Interstellar”: një kombinim i shkencës dhe aksionit në hapësirë, me një histori ekzistenciale.

Përveçse e bën regjinë e filmit, Gray e shkroi edhe skenarin së bashku me Ethan Gross. Ky do të jetë filmi i tij i parë me buxhet të madh; Gray tashmë është veteran në regjinë e filmave indie siç janë “We Own the Night” dhe “The Immigrant”, ndërsa në vitin 2016 ai i mahniti të gjithë me filmin “The Lost City of Z”, produksionin e të cilit e bëri Plan B, kompania në pronësi të Brad Pittit.

“Ad Astra” duhej të mbërrinte në kinema më 24 maj, por për shkak të bashkimit Fox-Disney, filmi u bë me datë të mëvonshme, 20 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...