Blerim Destani nis xhirimet e filmit hollivudian, aktori shqiptar pozon krahas Robert De Niros - Bota Sot
Blerim Destani nis xhirimet e filmit hollivudian, aktori shqiptar pozon krahas Robert De Niros

Filma

Blerim Destani nis xhirimet e filmit hollivudian, aktori shqiptar pozon krahas Robert De Niros

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 20:34
Blerim Destani

Para disa muajve e kemi parë në një film hollivudian së bashku me Morgan Freeman dhe John Travolta.

Bëhet fjalë për aktorin tetovar, Blerim Destanin, i cili ishte pjesë e filmit amerikan të titulluar, “The Poison Rose”.

Tashmë 38-vjeçari ka bërë të ditur se do të jetë në një film përkrah legjendës së hollivudit, Robert De Niro.

Me këtë të fundit tashmë aktori ynë është takuar dhe këtë moment e ka ndarë me fansat duke publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

“Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori krahas imazhit në rrjetet sociale gjersa bëhet fjalë për filmin “The Comeback Trail”

Ndryshe, filmi ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...