“La Casa De Papel” së shpejti me 8 episoda të ri, ja kur do të lansohet! - Bota Sot
“La Casa De Papel” së shpejti me 8 episoda të ri, ja kur do të lansohet!

Filma

“La Casa De Papel” së shpejti me 8 episoda të ri, ja kur do të lansohet!

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:29
“La Casa De Papel”

‘La Casa de Papel’ (Money Heist) është një nga serialet më të shikuara në mbarë botën.

‘La Casa De Papel’ theu shumë rekorde të shikueshmërisë në tre sezonet e publikuara deri më tani.

Por tashmë është bërë e ditur se sezoni i katër është gati.

3 prill 2020 është pikërisht data kur edhe do të fillojë publikimi i sezonit të katërt me radhë.

Përmes një njofimi në faqen zyrtare të serialit në Facebook, është bërë e ditur se sezoni i katërt do të ketë 8 episode, dhe kanë bërë të ditur edhe kohën kur do të transmetohet nëpër vende të ndryshme nëpër botë.

Ky është një lajm i shumëpritur nga adhuruesit e këtij seriali tejet të suksesshëm e të dashur për publikun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat